Mbreti Charles i jep afat të prerë vëllait p*dofil/ Largohet nga rezidenca mbretërore princ Andrew
Princi Andrew po largohet nga rezidenca e tij në Windsor pas një urdhri të Mbreti Charles III.
Ai ka marrë një afat të prerë për të lënë Royal Lodge, ku ka jetuar më shumë se dy dekada.
Stafi ka nisur largimin e sendeve dhe mobiljeve, ndërsa disa objekte të padëshiruara janë djegur në pronë.
Kjo lëvizje vjen pas heqjes së sigurisë dhe pagesës personale për Andrew, si dhe për shkak të hetimeve mbi sjellje të pahijshme dhe lidhje me Jeffrey Epstein.
Dokumentet e publikuara nga SHBA sugjerojnë se ish-princi ka ndarë informacione konfidenciale dhe raporte mbi vizita zyrtare, ndërsa ai vetë ka mohuar çdo shkelje.
Royal Lodge është aktualisht pothuajse bosh, me kontejnerë dhe furgonë që largojnë sende.
Largimi i Andrew, së bashku me ish-gruan Sarah Ferguson, shënon një ndryshim të madh në jetën e tij dhe një fund të dukshëm të privilegjeve mbretërore që kishte pasur më parë.
Mbreti Charles III ka bërë të qartë se ligji duhet të ndjekë rrugën e vet dhe policia ka mbështetjen e plotë të Pallatit të Buckinghamit në hetimet që po vazhdojnë.

