Ushtria izraelite thotë se janë drejt fundit të operacioni: Objektivat ndaj kapaciteteve të a*mëve iraniane do arrihen brenda pak ditësh

Ushtria e Izraelit thotë se është shumë pranë përfundimit të një pjese të rëndësishme të operacioneve kundër Iranit, që lidhen me goditjen e kapaciteteve për prodhimin e armëve.

Sipas saj, këto objektiva mund të arrihen brenda pak ditësh.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se operacioni po mbyllet.

Në fokus mbeten edhe fusha të tjera, si programi bërthamor i Iranit, raketat balistike dhe strukturat e komandës.

Nga ana e ushtrisë izraelite bëhet e ditur se ofensiva vazhdon dhe se ka ende objektiva të tjera për t’u goditur në territorin iranian.