Garda Revolucionare e Iranit shënjestron universitetet amerikane në Lindjen e Mesme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 09:02
Gardat Revolucionare të Iranit kanë paralajmëruar se mund të sulmojnë universitete amerikane në Lindjen e Mesme, pas shkatërrimit të dy universiteteve në Iran nga sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Në një deklaratë të publikuar nga mediat iraniane, ata kërkuan që qeveria amerikane të dënojë sulmet mbi institucionet arsimore për të shmangur hakmarrjen.
Afati për një përgjigje të tillë është caktuar deri të hënën, 30 mars.
Ky paralajmërim rrit tensionet në rajon dhe zgjeron rrezikun përtej bazave ushtarake, duke përfshirë edhe institucione arsimore, gjë që shqetëson sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.
