USS Tripoli sjell 3,500 trupa dhe avionë luftarakë në rajon, trupat amerikane drejt zbarkimit në Lindjen e Mesme

Mijëra marinarë dhe trupa të marinës amerikane kanë mbërritur në Lindjen e Mesme me anijen luftarake USS Tripoli.

Anija transporton rreth 3,500 ushtarë, avionë luftarakë dhe pajisje të tjera taktike, duke rritur praninë ushtarake të SHBA-së në rajon.

Forcat mbërritën të premten në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM). Ky zhvillim vjen ndërsa po përfliten mundësitë e një ndërhyrjeje tokësore amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se një operacion tokësor nuk duket i nevojshëm dhe se konflikti pritet të përfundojë brenda javësh, jo muajsh.

Ai shtoi se SHBA-ja mund të arrijë objektivat e saj pa dërguar trupa në terren.