Demaku: Kurti ka një plan, si do të përdoret opozita si 'kokë turku' për zgjedhjet e parakohshme
Kosova po shkon drejt një cikli të ri zgjedhor, teksa skena politike dominohet nga strategjitë dhe kalkulimet për fajësimin e palës tjetër.
Armend Demaku, opinionist politik, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", tha se kryeministri Albin Kurti pritet të përdorë një taktikë specifike për t'ia atribuuar përgjegjësinë për zgjedhjet e parakohshme partive opozitare.
"Por unë dua të them që Albin Kurtit, që është normale në politikë, të kuptojmë, do të tentojë që fajin për shkruarjen e zgjedhjeve t'ia hedh domethënë partive opozitare, për shkak se ato po kërkojnë zgjedhje, nuk po kërkoj, mirëpo nuk po kam mundësi tjetër dhe po më duhet me shku në zgjedhje.
Domethënë, ky do të jetë slogan i Albin Kurtit, nëse mund t'i themi slogan.
Ndërsa partitë opozitare vazhdojnë, siç themi ne në Kosovë, e përdorim ne shprehje, vazhdojnë me mbetur në një vend, vazhdojnë me sllajfitë, domethënë duke përdorur rimat e njëjta, fjalë, fjali të njëjta dhe duke mos ofruar një, një pjesë bindëse para qytetarëve, ose një deklaratë bindëse para qytetarëve të Republikës së Kosovës që t'i bindin ata se me të vërtetë kjo është zgjidhja, zgjidhja e duhur për t'i votuar", u shpreh Demaku.
Intervista e plotë:
