Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, 31 kallëzime penale për mbi 200 persona për manipulim të votave në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 18:49
31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave të dyshuar pritet të dorëzohen në Pejë lidhur me manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi.
Të dyshuar janë kryesues dhe komisionerë të përfshirë në procesin zgjedhor, ndërsa, rastet lidhen me ndërhyrje në procesin e numërimit dhe evidentimin e votave.
Për manipulime të votave të kandidatëve për deputet janë arrestuar e intervistuar edhe komisionerë e kryesues të procesit zgjedhor edhe në komunat e Prizrenit, Malishevës, Gjakovës dhe të Drenasit.
