"Kosova, e gatshme për anëtarësim të barabartë në NATO"/ Murtezaj: Kemi shpresa të mëdha që do ndodhë

Në një lidhje direkte për OraNews, në hapësirën "Për shqiptarët", i ftuar ishte Valon Murtezaj, profesor i diplomacisë, për të folur mbi progresin ndërkombëtar dhe situatën politike në Kosovë.

Murtezaj tha se Kosova ka arritur një nivel të lartë njohjeje ndërkombëtare dhe është pothuajse e gatshme për anëtarësim të barabartë në NATO, falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

“Në të gjitha këto angazhime, Kosova do të ishte një aleate shumë e mirë brenda NATO-s dhe jam optimist se një ditë kjo do të ndodhë,” tha Murtezaj.

Në lidhje me situatën politike të brendshme, Murtezaj vuri në dukje kontrastin.

“Është ironike që ndërsa Kosova bën hapa të mëdhenj në arenën ndërkombëtare, politika e brendshme ka treguar performancë të dobët. Në 18 muajt e fundit, vendi ka mbetur pa institucione kyçe, përfshirë presidentin dhe Kuvendin, i cili është ende në proces shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese,” shtoi ai.

Ndiqni intervistën e plotë: