'Rrëzohet' dekreti i Osmanit/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep deputetëve 34 ditë kohë për të zgjedhur presidentin e ri

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se deputetët e Kuvendit kanë 34 ditë kohë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Sipas vendimit, afati nis menjëherë pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit dhe duhet të përfundojë zgjedhja brenda këtij periudhe.

Gjykata gjithashtu vendosi se dekreti i presidentes, i marrë më 6 mars për shpërndarjen e Kuvendit, nuk ka efekt juridik.

Ky akt u jep legjitimitet procedurave për zgjedhjen e presidentit dhe vendos një afat të qartë për deputetët për të përfunduar procesin.