Kushtetuesja jep 34 ditë për presidentin e ri/ Dili: Gjykata ka më shumë qëllim interesin kombëtar sesa atë partiak

Në një lidhje direkte për Ora News në hapësirën "Për shqiptarët", analisti politik Visar Dili komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili i jep Kuvendit afat 34-ditor për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Dili shpjegoi se vendimi synon të shmangë zgjedhjet e parakohshme dhe të mbajë stabilitetin politik dhe institucional, duke u dhënë deputetëve një hapësirë kohore për të arritur konsensus.

Ai vuri në dukje se dekreti i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, i marrë më 6 mars, nuk ka efekt juridik.


“Gjykata Kushtetuese duket se ka më shumë për qëllim interesin kombëtar sesa atë partiak. Deputetëve u jepet pak më shumë se një muaj për të zgjedhur presidentin e ri, duke shmangur kështu një barrë të rëndë për shtetin dhe qytetarët.

....

Vendimi është i sqaruar qartë në të gjitha pikat dhe konfirmon rolin e Gjykatës në balancimin e pushteteve dhe ruajtjen e legjitimitetit institucional.”- tha Dili.

Ky akt vendos një afat të qartë për deputetët dhe u jep legjitimitet procedurave për zgjedhjen e presidentit, duke hapur mundësi për zgjidhje pa krizë të thellë politike.

NDIQNI INTERVISTË E PLOTË NË "ORA NEWS":