Vathi: Rezervimet ranë me 80%, si po e 'gjunjëzon' konflikti në Lindjen e Mesme turizmin shqiptar
Konflikti në Lindjen e Mesme po lëshon valë tronditëse që ndihen deri në industrinë e turizmit shqiptar, e cila po përballet me një valë anulimesh dhe një pasiguri të thellë për të ardhmen. Operatori turistik Besnik Vathi, në një intervistë televizive në "Ora News, e cilësoi situatën si “shumë të ndjeshme” dhe “alarmante”, duke paralajmëruar për pasoja të rënda nëse konflikti vazhdon.
"Konflikti në Lindjen e Mesme, ashtu si çdo konflikt në industrinë e turizmit është shumë i ndjeshëm dhe natyrshëm ishte shumë i ndjeshëm, sidomos me ato destinacione që ishin të përfshira në këto përpjekje, të përfshirë në luftë, siç ishte Izraeli apo Emiratet e Bashkuara Arabe apo vende të tjera arabe, të cilat jo vetëm janë destinacione për turistët shqiptarë, të cilët patën anulime të menjëhershme vajtjet drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një pjesë ndoshta edhe në Izrael, por nga ana tjetër këto vende janë dhe gjeneruese të turizmit në Shqipëri, pra gjenerojnë turistë drejt Shqipërisë.
Menjëherë u anuluan fluturimet që do të fillonin nga fundi i marsit nga Izraeli drejt Shqipërisë, fluturime të cilat do të vazhdonin gjatë gjithë vitit ndoshta deri nga nëntori apo pa ndërprerje gjatë gjithë vitit.
Kuptohet që është një goditje e madhe. Ne vërtet nuk jemi vend i përfshirë në konflikt dhe jemi më larg si zonë nga konflikti, por ajo frika globale e pasigurisë, e anulimeve të fluturimeve, e frikës nëse ndodh diçka, ngelesh në destinacion apo shqetësime të tjera që lidhen me udhëtimin, ka bërë që, sidomos në ditët e para, numri i prenotimeve të bjerë në 70-80% dhe në këto ditë është rimarrë disi, por jo më shumë se sa 60-70% të rezervimeve që kishim para fillimit të konfliktit.
Bëhet fjalë që jo thjesht anulime rezervimesh për periudhën e tanishme, por edhe frika për të vendosur edhe për pushimet apo udhëtime të ndryshme edhe pak më vonë, pasi njerëzit duan të jenë të qartë që nuk përshkallëzohet më tej, nuk përfshihet në konflikt Turqia, Qipro e tjerë që ishin tashmë të përfshira në një farë mase nga hedhja e raketave drejt këtyre vendeve, pavarësisht se nuk ishte në një masë të madhe apo shqetësuese.
Unë besoj që nëse, nëse situata vazhdon, natyrshëm do ketë devijime, dhe nëse situata nuk përshkallëzohet drejt një situate më të keqe duke u përfshirë më shumë vende në konflikt, situata në turizëm do të rimerret dhe do të fillojë turizmi kuptohet drejt atyre vendeve që janë tashmë larg konfliktit.
Ne e shohim që në, në edhe Greqia edhe Turqia kanë pasur një farë frike për rezervime.
Megjithatë, ne besojmë që mund të rifillojnë edhe të rikapet situata.
Situata alarmante është, sepse nëse tregjet ishin të formuar, pra me destinacione apo vende që gjeneronin turistë, duke i u futur një faktor bëhet që kjo situatë të jetë e pasigurtë për vendime.
Pra nëse kishin planifikuar dhe do të planifikosh për të udhëtuar drejt Turqisë, vetëm nëse kjo situatë sigurohet që Turqia nuk përfshihet në këtë, në këtë luftë.
Pra nëse konflikti nuk përshkallëzohet dhe ashtu siç po flitet ditët e fundit ky konflikt shkon drejt zgjidhjes, ne besojmë se do të rregullohet situata, rezervimet do të rifillojnë, ndoshta me ritëm shumë më të madh. Gjithnjë, nëse situata mbyllet shumë shpejt.
Por për sa kohë kjo situatë është e paqartë, nuk mund të parashikojmë se si mund të shkojë e si mund të shkojnë ngjarjet dhe si të shkojë dhe situata në turizëm. Ne do të donim që kjo të përfundonte me qëllim që puna të rifillonte normalisht.
Apo nuk mund ta shohim në këtë këndvështrim. Këtu nuk bëhet fjalë që qytetarët shqiptarë nuk do të gjejnë më vende për të shkuar në për pushime apo, sepse gjithnjë, nëse situata qëndron kështu si është, duke u izoluar lufta në atë rajon, natyrshëm që edhe Turqia, edhe Greqia do të presin turistë në atë masë që presin, edhe Spanja apo Franca apo Italia do të presin turistë, dhe nëse ne do ta do ta shikonim në një farë mase që a përfiton Shqipëria nga devijimet e destinacioneve, unë nuk jam shumë optimist, pasi nuk bëhet fjalë që Shqipëria ofron të njëjtin produkt siç e ofron Lindja e Mesme, sidomos Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pra, ata turistë që do të shkonin dhe kishin planifikuar të shkonin në Emiratet e Bashkuara Arabe, jo domosdoshmërisht do vijnë në Shqipëri.
Pra apo edhe turistët shqiptarë jo domosdoshmërisht të qëndrojnë në Shqipëri, pasi në Shqipëri jemi ne tashmë.
Apo do të shkojmë në plazh, ne tashmë në plazh shkojmë gjatë fundjavave.
A do të qëndrojmë një javë në Shqipëri në plazh? Janë me mijëra ata shqiptarë që shkojnë dhe bëjnë turizëm të brendshëm. Por asnjë turizëm, asnjë destinacion nuk mbahet me turizmin e brendshëm.
Është turizmi ndërkombëtar ai që e mban turizmin e një vendi, duke sjellë të ardhura, monedhë të huaj, duke paguar punë dhe shërbime të kryera brenda vendit dhe duke eksportuar në një farë mase shërbimet tek turistët që vijnë në vend. Unë besoj që edhe mund të përfitojë diçka, po jo në atë masë sa mund të të ndjehemi shiko se ne po përfitojmë.
Pasi turizmi në Shqipëri, ne konkurrojmë në rajon me turizmin e plazheve dhe të natyrës, ashtu siç konkurron edhe Italia, edhe Turqia, edhe Greqia, edhe Kroacia apo Mali i Zi apo vende të tjera pak më larg Spanja dhe vende të tjera.
Do të dëshironim të kishim më shumë turistë për këtë arsye. Ndoshta do të kemi, po jo ndoshta jo për këtë arsye", u shpreh Vathi.
Ndiqni intervistën e plotë:

