Nunaj: Italia po ul çmimet e karburantit/ Pse në Shqipëri ndodh e kundërta?

E ftuar në studion e emisionit “Drejt”, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj analizoi zhvillimet e fundit në tregjet e energjisë dhe diferencat mes çmimeve të karburanteve në Itali dhe Shqipëri.

Nunaj u shpreh se tregjet e Bashkimit Europian, dhe në veçanti ai italian, janë shumë të ndjeshme ndaj krizave globale për shkak të varësisë së lartë nga importi i energjisë dhe hidrokarbureve.

Sipas saj, tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e naftës dhe gazit, duke reflektuar pasoja ekonomike edhe në vendet që nuk janë pjesë e konflikteve.

"Edhe në Itali pati një rritje fillestare të çmimeve, aktualisht tregu italian ka hyrë në një fazë rënieje. Sipas Nunajt, kjo lidhet me masat konkrete të ndërmarra nga qeveria italiane për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset, si dhe për të frenuar spekulimet në treg."

Ndërkohë, në Shqipëri situata paraqitet ndryshe, pasi çmimet kanë reaguar më shpejt me rritje.

Nunaj nënvizoi se spekulimi mund të ndodhë në çdo treg ku gjen hapësirë për t’u zhvilluar, duke shtuar se ndërhyrja e shtetit dhe kontrolli i tregut janë faktorë kyç për stabilizimin e çmimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Ndiqni emisionin e plotë: