Radonshiqi: Zgjidhja diplomatike do të ulë çmimin e naftës dhe do të stabilizojë ekonominë botërore
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, e ftuar në studion e Ora News, ka theksuar se një zgjidhje diplomatike e tensioneve ndërkombëtare do të ishte një sinjal shumë pozitiv për ekonominë botërore, duke sjellë stabilitet në tregjet financiare dhe lehtësim për konsumatorët.
Sipas saj, shmangia e konfliktit do të ndikonte drejtpërdrejt në stabilizimin e tregjeve financiare, ndërsa një skenar paqësor pritet të reflektohet edhe në uljen e çmimit të karburantit, veçanërisht të naftës.
Ajo theksoi se, megjithëse bursat mund të përjetojnë luhatje afatshkurtra, përfitimi kryesor mbetet stabiliteti afatgjatë i ekonomisë globale.
"Në rast të një lufte, pasojat më të mëdha i vuajnë qytetarët, pasi konfliktet e armatosura sjellin kosto të rënda humanitare dhe ekonomike.
Askujt nuk i leverdis një luftë e tillë, ndërsa diplomacia mbetet rruga e vetme për të garantuar stabilitet ekonomik dhe mirëqenie për popullsinë."
Ndiqni intervistën e plotë:
