Muço: Si konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon të shtrenjtojë bukën e gojës në Shqipëri
Tensionet gjeopolitike me në qendër Iranin po shkaktojnë një efekt domino në tregjet botërore, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik global dhe duke rritur kostot për konsumatorët deri në Shqipëri.
Në pamundësi për t'iu kundërpërgjigjur ushtarakisht Shteteve të Bashkuara, Irani po përdor armën e tij më të fuqishme: kontrollin mbi flukset e naftës.
Strategjia e Teheranit për të vështirësuar qarkullimin e naftës bruto, veçanërisht nëpërmjet ngushticës strategjike të Hormuzit, godet në mënyrë indirekte SHBA-në, por dëmton drejtpërdrejt dhe më rëndë ekonomitë e tjera, kryesisht atë europiane.
Për të folur më tepër rreth kësaj teme i ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", ishte eksperti i ekonomisë, Klodian Muço
"Irani është i pa fuqishëm që të të bëjë një kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu që e di që situata se si mund të dëmtojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në mënyrë indirekte më të tepërt sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëmton Europën, është që të të sulmojë apo të vështirësojë gjithmonë e më tepër qarkullimin e naftës.
Flasim gjithmonë për naftën bruto dhe pa përpunuar që është rritur në bursë. Kështu që duhet, e ka dhe ca specifika, duhet specifikuar që edhe sot rënia e çmimit të naftës në bursë ishte në Brent, nuk ishte, nuk ishte naftë e përpunuar te bursa e Mesdheut ku furnizohemi neve, domethënë nëse ne marrim naftë të përpunuar.
Kështu, po përtej këtyre aspekteve, tendenca është që ata duke ditur këtë situatë, edhe nga deklaratat e fundit sot që ishte që po u japin pesë ditë kohë për, për të gjetur një marrëveshje, për të gjetur një gjuhë të përbashkët.
Nga ana tjetër deklarata e njërit prej përfaqësuesve të shteteve të Iranit ishte për të thënë që jo, nuk kemi gjetur asnjë gjuhë të përbashkët, ne e dimë, ata duan që të t'i japin një zgjidhje problemit energjitik. Jo më kot dhe ata mundohen të sulmojnë, le të themi, burime energjitike të caktuara.
Janë dy makro-grupe në qoftë se mund t'i quajmë kështu. Nga një anë kemi Bashkimin Europian që është totalisht i prekur nga kjo situatë.
Nga ana tjetër kemi Kinën, që u përmend pak më parë, që Kina 50% të naftës të importuar para nisjes së këtij konflikti furnizoi pikërisht nga Irani, duke përfituar edhe nga këto çmimet preferenciale që Kina përfitonte nga prefer, kishim çmim preferencial për arsye se një pjesë e naftës së Iranit kishte, le të themi, ishin vendosur barriera për ta shitur në vendet e Bashkimit Europian apo në shumë vende të tjera.
Gazi ka një, ka një problem tjetër, sepse në momentin që preket gazi, rritet, fillon të rritet çmimi i gazit në bursë, automatikisht kjo reflektohet te energjia, kështu që duhet të parapërgatitemi që ndoshta industria do të fillojë që t'i rritet edhe kosto e energjisë.
Duke pasur parasysh tregun, tregun energjitik të Shqipërisë, që ne përsëri jemi të, le të themi, të varur nga importet në fasha të, në orare të caktuara apo në fasha orare të caktuara ku konsumi i energjisë është i lartë", u shpreh Muço.
Ndiqni emisionin e plotë:

