ARRESTIMET NGA PROTESTA E OPOZITËS/ 14 protestues përfundojnë nën pranga, 9 të tjerë hetohen në gjendje të lirë

Gjatë protestës kombëtare të opozitës që u zhvillua dje nga opozita, 14 persona janë arrestuar, ndërsa 9 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Në total, janë shoqëruar 23 persona, përfshirë 4 të mitur, të cilët pas verifikimeve janë liruar.

Protesta nisi me hedhje molotovësh dhe fishekjzarrësh drejt institucioneve të ndryshme.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë turmën.

Gjatë përplasjeve fizike mes protestuesve dhe efektivëve, deputetët e PD-së, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, janë përfshirë gjithashtu në momente tensioni dhe kanë bërë akuza ndaj policisë.