U rrëzua nga muri i Kalasë së Beratit, transportohet në spital 69-vjeçarja holandeze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 14:08
Një aksident ka ndodhur sot në Kalanë e Beratit rreth orës 12:30, ku një grua 69-vjeçare me kombësi holandeze ka rënë nga një mur dhe ka mbetur e plagosur.
Gruaja, identifikuar me inicialet L. T. (K) dhe banues në Tiranë, u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po merr trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit nën drejtimin e Prokurorisë.
