“PETIT BATEAU” NË TEG/ Brand francez me histori mbi 130 vite hap dyert në TEG
TEG, destinacioni me i madh te blerjeve dhe stilit në Shqipëri, vijon të zgjeroje portofolin e brandeve ndërkombëtare, duke sjellë gjithmonë risi dhe eksperienca të reja për vizitorët.
Qendra Tregtare Tirana East Gate tanime eshte pika referuese për markat më të njohura globale, duke ofruar një miks të kuruar mes modës, stilit dhe cilësisë.
Së fundmi, TEG mirëpret hapjen e Petit Bateau, një brand ikonë nga Franca me mbi 130 vite histori. I njohur në të gjithë botën për cilësinë e lartë dhe vëmendjen ndaj detajeve, Petit Bateau sjell koleksione veshjesh për femije të realizuara me materiale premium dhe komoditet maksimal.
Me një stil të pastër, të përjetshëm dhe funksional, brandi kombinon traditën franceze me nevojat e përditshme, duke ofruar produkte të qëndrueshme dhe të rehatshme për çdo moshë.
Hapja e Petit Bateau në TEG është një tjetër hap drejt pasurimit të ofertës me marka ndërkombëtare, duke i dhënë vizitorëve më shumë zgjedhje dhe një eksperiencë edhe më të plotë blerjeje.
