Durrës/ Shoferja përplas motorin e policisë, efektivi u dërgua drejt spitalit

Sot në rrugën “Taulantia”, një automjet i drejtuar nga J. D. u përplas me një moto-polic, E. M., që po patrullonte zonën.

Si pasojë e përplasjes, polici ka marrë dëmtime të lehta dhe u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.