FITËR BAJRAMI/ Teologu Kera: Vetë Ramazani na mëson hierarkinë e vlerave, mendja dhe shpirti janë mbi trupin

Në studion e Ora News, i ftuar ishte teologu Vladimir Kera, i cili foli për kuptimin e Fiter Bajramit pas muajit të Ramazanit.

Ai shpjegoi se festa nuk është thjesht një moment familjar, por një proces shpirtëror që forcon mendjen, shpirtin dhe marrëdhëniet me të tjerët.

“Arsyeja e Fiter Bajramit është rikthimi në natyrshmëri, pasi gjatë Ramazanit njeriu heq dorë nga ushqimi dhe pija. Por kjo sakrificë na mëson hierarkinë e vlerave, mendja dhe shpirti janë mbi trupin”, tha Kera.

Ai shtoi se përvoja e agjërimit ndihmon besimtarët të kuptojnë vështirësitë e të tjerëve dhe të rrisin aftësinë për vetëpërmbajtje.

“Muaji i agjërimit është një rrugëtim ku mësojmë të ecim me këpucët e të tjerëve, për të kuptuar sfidat dhe problemet e tyre”, vijoi teologu.

Fiter Bajrami, sipas tij, është kulmi i këtij rrugëtimi shpirtëror, një moment për të forcuar devotshmërinë dhe vlerat njerëzore.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: