SHERR I MADH NË FIER, NXIRREN ARMËT/ Arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim për ...

Komisariati i Policisë Fier ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe veprimtari kriminale me armë zjarri.

Një 52-vjeçar, D. L., u kap në flagrancë duke pasur në banesë një pistoletë, një fishek dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë.

Një 34-vjeçar, R. Ç., i shpallur në kërkim për konflikt me armë zjarri më 21 nëntor 2025, u arrestua gjithashtu.

Gjykata e Fierit caktoi “Arrest me burg” për R. Ç., ndërsa materialet procedurale për të dy u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme. Policia vijon punën për parandalimin e veprimtarive të paligjshme me armë.