Kazino dhe afera / Vjollca Delijorgji lavatriçja e pastrimit të parave të ko*ainës
Në korrik të vitit të kaluar, SPAK goditi një prej organizatave të trafikut ndërkombëtar të kokainës me bazë dhe pasuri te Kompleksi Delijorgji të çiftit Mihal dhe Vjollca Delijorgji, kjo e fundit kliente e rregullt në kazinonë e resortit Maestral Resort & Casino në Mal të Zi, ku shpenzon çdo javë qindra mijëra euro.
Një skuadër e BKH-së, pas kopsitjes së dosjes bazuar në zbërthimin e komunikimeve në Skye Ecc, arrestoi në befasi vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani.

(Vëllezërit Hoxhosmani)
Rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga 16 anëtarë, ku bënin pjesë edhe vëllezërit Hoxhosmani, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro.
Hetimi ka qenë kompleks dhe është kryer nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Adnan Xholi, pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar “Sky Ecc”.
Krahas goditjes penale, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror për rrjetin fuqishëm të trafikut të kokainës, i cili dyshohet se posedon një pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro nga Tirana në Dubai, produkt i aktivitetit kriminal.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se një pjesë e pasurisë së vëllezërve Hoxhosmani dyshohet se është e lidhur ngushtë dhe kamufluar në emrin e biznesmenes Vjollca Delijorgji, e cila sipas një sage evidencash vizatohet si lavatriçja kryesore e pastrimit të parave të pista në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme.

(Vjollca Deliorgji)
Ekipi i BKH-së i ngarkuar për hetimin kompleks pasuror, sipas burimeve, ka identifikuar zonjën Vjollca Delijorgji, si nyjen e zezë për zbulimin e pasurive të fshehurave të grupit të kokainës.
Po sipas burimeve, zonja Delijorgji është kthyer në pengesën kryesore të BKH dhe SPAK për identifikimin, dokumentimin dhe sekustrimin e pasurive produkt i trafikut të kokainës, pasi zonja i mbulon pasuritë e grupit me dokumente në dukje të rregullta dhe si asete të kompanive saj me veprimtari kriminale që nga Gërdeci deri në Afrikë.
Personazhi tjetër kyç që mund të ndihmonte BKH-në për zbulimin e pasurive të fshehura është zonja Valbona Lloha, financierja e kompanive të Mihal Delijorgjit, lidhje e ngushtë dhe e besuar e Vjollca Delijorgjit.
Transaksione reale dhe fiktive me vlerë miliona euro, shumë dallavere financiare dhe tjetërsim asetesh kanë kaluar nga duart e zonjës Valbona Llohas.

(Valbona Lloha)
Disa apartamente, dyqane dhe ambiente të tjera, me vlerë dhjetëra milionë euro, ku vetëm arredimet kanë kushtuar miliona euro, në pronësi të dyshuar të vëllezërve Artur dhe Ervin Hoxhosman, janë në pronësi të kartelit të kompanive të çifit Mihal dhe Vjollca Delijorgji, kompani të cilat shtrihen nga Tirana në offshore dhe Afrikë, për t’i shpëtuar gjurmimit të drejtësisë.
Kompleksi Delijorgji ka qenë gjithashtu baza kryesore e vëllezërve Hoxhosmani, të cilët kanë investuar shuma të mëdha parash në pasuri të paluajtshme, produkt i trafikut të kokainës.

(Mihal dhe Vjollca Delijorgji)
Bëhet fjalë për investime në vlera të frikshme, me vendndodhje Kompleksi Delijorgji, produkt i dyshuar i trafikut të drogës. / Marrë nga "Prapaskena"




