VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (20 - 21 Mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Veriore dhe Qendrore paraqiten me mot të qëndrueshëm; reshje shiu në Gadishullin Iberi dhe Egje; dëborë kryesisht në Lindje.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet kryesisht e kthjellët; pasditja me vranësira pa reshje. Temperaturat luhaten nga  -2°C – 18°C. Era fryn deri 45 km/h, dallgëzim 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Evropa Jugore pritet me reshje dhe stuhi; Alpet me dëborë të pakët; pjesa tjetër me kthjellime dhe diell.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me diell; pasdite vranësira në jug-juglindje pa reshje. Temperaturat luhaten nga -1°C – 19°C. Era fryn mesatare, dallgëzim i ulët.