Erdogan për Fitër Bajram 'i ka sytë' nga l*fta/ Presidenti turk paralajmëron Izraelin: Do e paguajë çmimin për qindra mijëra jetë të humbura

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar ashpër Izraelin gjatë mesazhit të tij për Fitër Bajramin, duke akuzuar vendin për vrasjen e qindra mijëra njerëzve dhe duke paralajmëruar se “do ta paguajë çmimin për këtë”.
Në fjalimin e tij pas përfundimit të muajit të Ramazanit, Erdoğan foli për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe sfidat që përballon bota islame.
Ai bëri thirrje për unitet dhe solidaritet mes myslimanëve dhe kërkoi mbrojtje nga fatkeqësitë që, sipas tij, vijnë nga Izraeli.
Presidenti turk gjithashtu rikujtoi se rajoni “po vlon” dhe nënvizoi nevojën për stabilitet dhe bashkëpunim.
Ai uroi besimtarët myslimanë dhe shprehu shpresën që festa të sjellë një moment rilindjeje për të gjithë botën islame.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë të tensionuara, sidomos pas përshkallëzimit të situatës në Gaza dhe zhvillimeve të fundit në rajon.

