"FRIKACAKË! Shumë e lehtë për ta”/ Trump s*lmon ashpër NATO-n: Aleanca pa Amerikën është si një 'tigër prej letre'
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke e cilësuar aleancën si një “tigër letre” pa rolin e Amerikës.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka kritikuar vendet anëtare që nuk po angazhohen për të garantuar sigurinë në Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.
Sipas tij, ndërhyrja për hapjen e kësaj rruge është e thjeshtë dhe me rrezik të ulët, por aleatët po shmangin përfshirjen.
Pak ditë më parë, Trump paralajmëroi se NATO mund të përballet me pasoja serioze në të ardhmen nëse vendet anëtare nuk bashkohen në një mision të përbashkët për kontrollin e kësaj zone detare.
Situata në Hormuz është tensionuar që prej fillimit të marsit, kur nisi konflikti në Iran.
Që atëherë, trafiku detar është reduktuar ndjeshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale.
Si pasojë, çmimet e naftës janë rritur mbi 100 dollarë për fuçi në javët e fundit, duke shtuar presionin ekonomik në shumë vende.

