“Irani nuk ka më marinë”/ Trump nga Shtëpia e Bardhë: Operacionet ndaj Iranit me sukses, marina e shkatërruar

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur nga Shtëpia e Bardhë për operacionet ushtarake ndaj Iranit, duke i cilësuar si shumë të suksesshme.

Ai tha se SHBA-të po ecin mirë në terren dhe pretendoi se marina iraniane është shkatërruar, duke përmendur edhe dhjetëra anije të goditura brenda pak ditësh.

Sipas tij, forcat amerikane kanë epërsi të plotë ushtarake dhe kontroll mbi situatën.

Trump foli edhe për kapacitetet e Iranit, duke përmendur marinën, forcën ajrore dhe sistemet mbrojtëse, për të cilat tha se janë dobësuar ndjeshëm.

Ai shtoi se aktualisht është e vështirë të ketë komunikim me drejtuesit iranianë.

Presidenti amerikan përsëriti se SHBA-të nuk do të lejojnë që Irani të pajiset me armë bërthamore, duke e cilësuar këtë si një rrezik për rajonin dhe më gjerë.

Situata mes dy vendeve mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet në terren po ndiqen me kujdes nga komuniteti ndërkombëtar.