Lufta Iran-Izrael rrit çmimet e naftës/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Do duhet 6 muaj që rrjedha e gazit të rikthehet

Lufta në Iran po shkakton një krizë të madhe energjetike, sipas kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol. Ai tha se do të duhen të paktën gjashtë muaj që rrjedhat e naftës dhe gazit nga rajoni i Gjirit të rikthehen plotësisht.

Birol vuri në dukje se ndërprerja e furnizimeve të gazit është dyfishuar krahasuar me vitin 2022, kur ndodhi kriza për shkak të luftës në Ukrainë, dhe humbja e naftës tejkalon tronditjet e viteve 1970 që shkaktuan recesione globale.

Çmimet e naftës kanë arritur gati 120 dollarë për fuçi, ndërsa Izraeli dhe Irani kanë nisur sulme ndaj fushave strategjike të energjisë, përfshirë South Pars dhe kompleksin Ras Laffan në Katar.

Birol tha se, edhe pse tensioni mund të ulet në të ardhmen, rikthimi i plotë i prodhimit do të marrë shumë kohë për shkak të dëmtimeve dhe mbylljes së fushave të naftës dhe gazit.

Ai paralajmëroi se situata mbetet serioze, sepse Lindja e Mesme eksporton rreth 20 përqind të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë, dhe çdo ndërprerje ndikojnë ndjeshëm në tregjet globale.