Sula: Të udhëheqësh këtë institucion nuk e shoh si privilegj, por si një mision të rëndësishëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 11:30
Kryeinspektori Dashnor Sula, gjatë një konference për media, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe profesionalizmit brenda Inspektoriatit. Ai deklaroi se në krye të këtij institucioni nuk e sheh si privilegj, por si një mision të rëndësishëm.
“Unë bashkë me zotërinë Qendro kemi 40 vite që njihemi dhe e njoh për burrë të mirë, të cilin e vlerësoj shumë. Jam i bindur se ka elementë që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Inspektoriatit, por qëllimi ynë është të ndërtojmë një institucion të fortë dhe të unifikuar,” tha Sula.
Ai shtoi se sektori i ndërtimit do të ketë një rol kryesor në strukturën e Inspektoriatit dhe se të gjithë do të funksionojnë si një trup i vetëm, nga A deri në Zh, duke garantuar integritet dhe efikasitet në punën e tyre.
