Harrojeni Evropën! Prengaj: Ky është destinacioni i ri i preferuar i shqiptarëve
Pas viteve të tëra ku destinacionet evropiane dominonin listat e udhëtimeve, shqiptarët kanë filluar të guxojnë më shumë, duke kërkuar aventura përtej kontinentit të vjetër. Ndërsa Evropa mbetet një zgjedhje praktike dhe e shpejtë, një trend i ri po vërehet: një interes në rritje për kontinentin afrikan.
Për shumë udhëtarë shqiptarë që tashmë i kanë eksploruar kryeqytetet kryesore evropiane, hapi i radhës logjik është Afrika Veriore. Vende si Egjipti dhe Maroku po kthehen në pika të nxehta turistike. Maroku, në veçanti, është shndërruar në një destinacion me famë botërore, duke tërhequr vëmendjen edhe të turistëve nga Shqipëria që kërkojnë përvoja ekzotike dhe kultura të reja.
Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte operatori turistik Frenkli Prengaj.
"Pasi ke parë Evropën, dëshiron të largohesh ose të shkosh në një kontinent më tepër, ndoshta Afrika, pjesa veriore.
Duke qenë se shumica e shqiptarëve që nuk shkojnë, po them kryesisht shkojnë në Evropë, mbarojnë me Evropën, kryesore kanë Egjiptin.
Po themi pjesën e Afrikës veriore. Ka dhe vende më të largëta pastaj, Azia, Amerika Latine, SHBA-ja ku kryesisht nuk futen te turizmi, po them turizëm, po futen për të takuar familjarët, po gjithsesi, pjesa e turizmit besoj që dhe Afrika veriore, po them Maroku është kthyer në një destinacion botëror, kështu që edhe, ka ato vështirësitë e veta Shqipëria, se duhet vizë, disa gjëra që janë jo të vështira po dhe jo të thjeshta.
Përsëri Evropa është po them një zgjidhje shumë e thjeshtë, pasi një fundjavë të zgjatur, siç ishte fundjava e kaluar, që ishte e thëna në pushim, apo fundjava e ardhshme që do të jetë katër ditë pushim, mund të zgjedhin të shkojnë në një vend të Evropës, mund të eksplorojnë më tej Shqipërinë", u shpreh Prengaj.
