Plagosje me th*kë në Berat, arrestohet një person

Një ngjarje e dhunshme është regjistruar në qytetin e Berat, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikadë”, ku shtetasi me inicialet A. T., 39 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. N., 48 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për vijimin e veprimeve ligjore.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.