Skandal në Kapshticë: Her*ina del tallash, policët pa faj, kush e stisi aksionin
Në pikën kufitare të Kapshticës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi një operacion, ku pretendoi se zbuloi një tentativë për trafikim të 6 kg heroinë nga një qytetar i Pogradecit, me përfshirjen e 4 policëve të kufirit.
Operacioni u drejtua nga Dritan Pjetri dhe përfundoi me arrestimin e të gjithë personave të dyshuar. Megjithatë, ngjarja mori tjetër rrjedhë.
Gjykata i liroi policët pas 72 orësh, si arrestim të paligjshëm, dhe më pas ata u rikthyen në detyrë, ndërsa drejtuesi i mjetit u shpall i pafajshëm pas disa muajsh.
Sipas investigimit të Stop, substanca e sekuestruar nuk rezultoi heroinë dhe nuk u gjetën prova që implikonin policët.
Çështja po ndiqet ende nga Prokuroria e Korçës, nën drejtimin e prokurores Anjeza Kalanxhi, duke e lënë rastin të paqartë dhe me dyshime për një operacion të dështuar ose të sajuar.
