Përfshihen nga zjarri kodrat në fshatin Somotinë në Pogradec, era favorizon përhapjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 19:37
Një vatër zjarri është evidentuar në një kodër të fshatit Somotinë në Pogradec
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shkurre, ndërsa në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, njësia administrative, pyjorja dhe gjithashtu edhe banorë të fshatit
Nga terreni raportojnë se ka edhe prezencë të erës gjë që ka ndihmuar në përhapjen e flakëve, ndërsa forcat në terren po përpiqen të izolojnë vatrën.
