FOTO/ “Orë që i shkon formatit socialist të Taut” - Noka publikon çmimin e majmë të dhuratës për Ballën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar rreth çmimit të majmë të dhuratës luksoze që i është ofruar kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Noka ka publikuar një foto krahasuese, duke shtuar se ora në fjalë ka një vlerë prej 30,500 dollarësh.

Ai e shoqëron postimin me një koment ironik, duke shkruar se “kjo është ora që Taulant Balla ka merituar”, ndërsa shton se një aksesor i tillë “i shkon formatit socialist të Taut”.

Reagimi i plotë:

⌚️ Orëdora që Taulant Balla ka merituar kushton 30,500 dollarë. Orë që i shkon formatit socialist të Taut.