MIRATOHET REZOLUTA KUNDËR IRANIT/ Opozita bojkoton seancën,79 vota për shpalljen e Iranit si shtet terrorist

Në rendin e ditës së sotme në seancën parlamentare është vendosur projekt-rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet terrorist teksa në këtë seancë opozita është "zmbrapsur" dhe ka zgjedhur të bojkotojë votimin e kësaj projekt rezolute.

Ndërkaq, punimet parlamentare kanë vijuar pa ndërprerje me pjesëmarrjen e mazhorancës dhe të pakët deputetë opozitarë.

Si përfundim miratimi i projekt-rezolutës u miratua me 79 vota pro dhe me një abstenim.

PD mungoi në seancë me argumentin se nuk kishte rend dite të miratuar. Në sallë ishte vetëm Redi Muçi dhe Erald Kapri. Ky i fundit bashkoi votat me PS, ndërsa Muçi abstenoi.

SEANCA E SOTME NË KUVEND:

vijon...