ROLI I NJËSIVE VENDORE/ Demo: Bashkitë të kenë mundësinë të ofrojnë shërbime cilësore sesa të diskutojmë për kufitjë e tyre

Në një konferencë për mediat, ministri Ervin Demo, foli për reformën territoriale dhe rolin e njësive vendore.

Demo u shpreh se thelbi i reformës nuk janë kufijtë e bashkive, por funksionet që u delegohen. Ai solli shembullin e arsimit parashkollor dhe parauniversitar, ku kompetencat e dhëna bashkive kanë përmirësuar.

"Shërbimet për qytetarët duhet të jenë prioritet. Bashkitë që marrin funksionet dhe kuadrin ligjor mund të veprojnë më mirë, pavarësisht madhësisë."- tha ai.

Demo theksoi nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse dhe transparente, ku të gjithë aktorët mund të japin opinionet e tyre. Sipas tij, ky qasje siguron bashki më të forta dhe efikase, që shërbejnë realisht qytetarët.

"Është më e rëndësishme që bashkitë të kenë mundësinë të ofrojnë shërbime cilësore sesa të diskutojmë për kufijtë e tyre."-u shpreh ai.

Reforma territoriale, sipas ministrit, duhet të shoqërohet me fuqizimin e bashkive në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale për të garantuar efikasitet dhe përfitime direkte për qytetarët.