TERRITORIALJA “NUK SHTYHET”! Ministri Demo: Prisja të ecte më shpejt, duhet t’i rezistojë “kohës”

Reforma territoriale do të vijojë sipas afateve të përcaktuara, pavarësisht ritmit të ngadaltë, ndërsa qeveria thekson se procesi duhet të jetë transparent dhe afatgjatë. Ministri Ervin Demo u shpreh se reforma nuk duhet parë si afatshkurtër, por si një proces që duhet t’i rezistojë kohës dhe të forcojë kapacitetet e bashkive për integrimin në BE.

Mazhoranca sociualiste në qeverisje paralajmëron se do ti qëndrojë  afateve të përcaktuara që në ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale, pavarësisht vonesave dhe deklaratës së ambasadës së BE në Tiranë, që shpejtësia nuk duhet të rëndojë mbi cilësinë e reformës.

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në një bashkëbisedim me gazetarët pranoi ecurinë e ngadaltë të Komisionit të Posaçëm.

Demo: Pritshmëria ime ka qenë që komisioni do ecte më shpejt, por do doja të nënvizoja që ne si qeveri i qëndrojmë fort parimeve të transparencës mbi këtë proces.

Theksoi rëndësinë që reforma t’i rezistojë kohës.

Demo: Një reformë territoriale, edhe nga pikëpamja e lidhet ngushtësisht me funksionet e bashkive dhe kjo kërkon një punë shumë të suksesshme që t’i durojë faktorit kohë. Nuk duhet ta mendojmë si një reformë afatshkurtër.

Duke u ndalur tek kapacitetet e bashkive për të thithur fonde nga BE, Demo theksoi se nevojën për forcimin e tyre, përballë asaj që e konsideoi si cunami i kritereve që do kërkohen nga BE.

Demo: Procesi kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Kur flasim për bashkitë, unë përmend faktin se një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë si rrjedhojë e procesit të integrimit.

Për paketën Paketa e Maleve, tha se është një nga format sesi bashkitë të përfitojnë dhe rriten ekonomikisht, ndërsa paralajmëroi edhe kohën kur do të ngrihet Akademia e Pushtetit Vendor

Demo: Procesi i përzgjedhjes do të jetë transparent dhe në bashkëpunim me partnerët e tjerë institucionalë.