Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon SPAK-un në media periferike

Makineria e propagandës së Erion Veliajt ka hedhur në treg një tjetër tentativë për të goditur Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit, duke përdorur këtë herë një platformë modeste të quajtur "Europrospects".

Përmes një artikulli të gjatë tentohet të krijohet narrativa se arrestimi i Veliajt për korrupsion është një "provë për besueshmërinë e BE-së" dhe se SPAK-u po shkel procedurat ligjore.

Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon SPAK-un në media

Ky veprim tregon degradimin total të lobimit të Veliajt. Nëse dikur paguheshin media ndërkombëtare që gëzonin njëfarë peshe, sot propaganda ka përfunduar në dyert e "Europrospects", një platformë online e krijuar vetëm në vitin 2022, e cila drejtohet nga studentë dhe studiues të rinj pa asnjë profil institucional.

Ky blog, që funksionon me një staf të vogël dhe pa asnjë transparencë mbi financimet, nuk përfaqëson asgjë më shumë se një hapësirë ku opinionet mund të porositen sipas nevojës së klientit.

Vetë platforma "Europrospects", në fund të artikullit, mban një shënim ku deklaron se këto janë vetëm mendime të autorit dhe nuk përfaqësojnë politikën zyrtare të medias apo bordit të saj editorial.

Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon SPAK-un në media

Ky detaj vërteton se shkrimi nuk është një qëndrim i institucioneve europiane, por një opinion i blerë që mund të porositet nga kushdo që kërkon të mbrohet nga burgu me para.

Në shkrim përmenden si argumente "shqetësimet" e firmave ligjore ndërkombëtare si "Kasowitz" në Nju Jork apo "Mishcon de Reya" në Londër, të cilat njihen për mbrojtjen e Veliajt me fatura të kripura 220 mijë dollarëshe.

Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon SPAK-un në media

Përdorimi i këtyre emrave tregon se Erion Veliaj po shpenzon shuma të majme nga paratë e dyshimta për të lobuar kundër drejtësisë shqiptare në zyrat e huaja.

Shkrimi arrin deri aty sa ta quajë paraburgimin e Veliajt si një "paradoks të reformës", duke injoruar 13 akuzat e rënda penale që e mbajnë atë pas hekurave që prej shkurtit të vitit 2025.

Ky sulm i sinkronizuar, i shpërndarë me shpejtësi nga portalet e paguara nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, tregon dëshpërimin e një grupi që tashmë nuk ka më asnjë mbrojtje tjetër veçse blerjes së artikujve në blogje periferike.

Ndërkohë që gjyqi ndaj tij është caktuar për datën 24 mars, kjo fushatë denigruese ndaj SPAK-ut synon vetëm të bëjë presion mbi gjyqësorin, duke e shitur një zyrtar të akuzuar për vjedhjen e fondeve publike si një viktimë të standardeve europiane./ CNA