REZOLUTA KUNDËR IRANIT/ Balla: Qeveria të miratojë masa për të luftuar t*rrorizmin e sponsorizuar nga shteti iranian

Në një lidhje direkte për OraNews, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për projekt-rezolutën që i propozohet Kuvendit të Shqipërisë, e cila kërkon që qeveria të shqyrtojë shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit dhe të Hezbollahut në Liban si organizata terroriste.

Balla tha se qëllimi i këtij veprimi është të dënohen praktikat destabilizuese dhe përdorimi i mjeteve hibride, përfshirë sulmet kibernetike kundër institucioneve të shteteve sovrane.

Ai shtoi se vendimi nuk është kundër popullit iranian, i cili shpesh është vetë viktimë e regjimit, por kundër aktiviteteve shtetërore që përdorin dhunën si mjet politik.

“Rezoluta i bën thirrje qeverisë që të veprojë në koordinim me aleatët ndërkombëtarë dhe të miratojë masa për të luftuar terrorizmin e sponsorizuar nga shteti,” tha Balla.

Projekt-rezoluta vjen në vijim të veprimeve të ngjashme nga SHBA, BE dhe vende kyçe evropiane si Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Balla theksoi se qëndrimi i Shqipërisë është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar ndërkombëtare për të mbrojtur sigurinë kolektive.

NDIQNI SEANCËN E SOTME NË KUVEND: