"Koha është tani"/ Balliu fton qytetarët në tubim: Ndalojmë shkatërrimin e drejtësisë, protestoni më 22 mars!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 12:14
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi sot takime me qytetarë, duke i ftuar të bashkohen në protestën kombëtare të paralajmëruar për datën 22 mars.
Gjatë bashkëbisedimit, Balliu theksoi se mbrojtja që kryeministri Edi Rama i ka bërë zëvendëskryeministres Belinda Balluku tregon sipas tij përfshirjen direkte të pushtetit politik në mbrojtjen e aferave dhe abuzimeve në nivelet më të larta të qeverisjes.
Ai u shpreh se një reagim qytetar është i domosdoshëm për të ndaluar “shkatërrimin e drejtësisë”, përndryshe pasojat do të jenë rritja e varfërisë dhe humbja e të drejtave themelore të qytetarëve.
“Koha është tani, nesër mund të jetë vonë për të reaguar,” tha Balliu.
