Vetem socialistët në sallë/ Nis seanca në Kuvend, në rend dite votimi i rezolutës për shpalljen e Iranit shtet t*rrorist

Ka nisur seanca në Kuvend me qëllim miratimin e projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”.

Një ditë më parë opozita njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancë, për të cilën tha se do të mblidhet për axhendën personale të kryeministrit Edi Rama.

Deklaratës së PD iu përgjigj kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se “Kushdo që ju ka urdhëruar, nuk ia dashka të mirën ju dhe Shqipërisë’.