Bllokohen 5 ngarkesa misri me alfatoksinë, vinin nga Serbia dhe Greqia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 13:37
Pesë ngarkesa misri blegtoral për kafshë, janë bllokuar këtë të martë, pasi është konstatuar pranë tyre një nivel i lartë i aflatoksinës B1.
Sipas raportimeve, katër nga ngarkesat vijnë nga Serbia dhe një nga Greqia, dhe janë identifikuar nga drejtoritë rajonale të Shkodrës dhe Vlorës.
Ngarkesat do të kthehen në vendin e origjinës ose do të asgjësohen.
Sipas njoftimit të AKU, janë informuar INFOSAN dhe RASSF për të komunikuar me autoritetet serbe dhe greke.
