“BANKERS”/ SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve. Leonidha Çobo “me shokë” nën akuzë për “vjedhje” dhe “pastrim parash”

Prokuroria e Posaçme ka nisur këtë të martë komunikimin e akuzave për një pjesë të të akuzuarve për dosjen e “Bankers”.

Këta 5 shtetas akuzohen për veprën penale shpërdorim detyre, dhe shkak i komunikimit të akuzave janë afatet që parashikon vepra penale për të parandaluar parashkrimin. Këta shtetas janë:

Fatmir Hoxhaj
Alban Beqaj
Ergy Cirici
Elvira Plaka
Ridvan Zoto

Për pjesën tjetër të grupit që akuzohen për vepra të rënda penale si korrupsioni, pastrimi i parave dhe grup krominal vijon hetimi.

Subjektet kryesore të kësaj dosje janë ish-administratori i Bankers Petroleum Leonidha Çobo, ceo kinez Hong Ping Xiao. Në kërkim janë edhe disa shtetas të huaj.

Masat e sigurisë si arresti në burg apo arresti në shtëpi u zbutën teksa aktualisht asnjë prej tyre nuk është nën arrest. Hetimi i nisur fillimisht nga Prokuroria e Fierit që më pas i kaloi për kompetencë SPAK, zbuloi që për mbi dy dekada, përmes skemave të evazionit fiskal, shmangiea së detyrimeve tatimore i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në miliarda lekë