"5-6 javë, mjaftueshëm për dëme ekonomike globale"/ Spaho: Rritje e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, mbi 50%
Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho, i ftuar në studion e Ora News, foli për ndikimin që lufta dhe tensionet ndërkombëtare mund të kenë në ekonominë globale dhe në tregun shqiptar.
Sipas tij, kriza aktuale mund të zgjasë disa javë dhe pasojat kanë nisur të shfaqen në tregjet ndërkombëtare.
“Doli dhe tha që duhen pesë ose gjashtë javë së paku. Dhe fatkeqësisht kjo gjë po vërtetohet. Pesë ose gjashtë javë janë mjaftueshëm për të pasur pasoja në ekonominë globale.”-tha ai.
Spaho tha se ndikimi i parë është parë në bursat ndërkombëtare, ku çmimi i naftës është rritur ndjeshëm. Sipas tij, kjo rritje mund të sjellë një efekt zinxhir në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
“Kjo gjë do të thotë rritje e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare dhe janë rritur mbi 50 për qind çmimet. Me rritjen e naftës pritet që të rriten edhe çmime të tjera. Elementi i parë është çmimi i energjisë elektrike.”- shtoi eksperti Spaho.
Ai shpjegoi se edhe pse Shqipëria prodhon një pjesë të madhe të energjisë nga hidrocentralet dhe panelet fotovoltaike, vendi nuk është i shkëputur nga tregu ndërkombëtar.
Një pjesë e energjisë blihet në bursat e huaja, çka do të thotë se çdo rritje e çmimeve në tregjet globale mund të reflektohet edhe në tregun vendas.
Ndiqni intervistën e plotë:

