Rama ndan PAMJE: Vogëlushët e shkollës “Andrea Stefani” i përvishen punës, punojnë tokën dhe mbjellin fara e bimë në shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 08:22
Kryeministri Edi Rama ka uruar një ditë të mbarë përmes një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqen vogëlushët e shkollës “Andrea Stefani” teksa punojnë tokën dhe kujdesen për kopshtin në kuadër të programit “Toka në Shkollë”.
"MIRËMËNGJES ????
dhe me energjinë e mirë nga vogëlushët e shkollës “Andrea Stefani”, të cilët në kuadër të programit “Toka në Shkollë” punuan tokën e shkollës, mbollën fara, fidanë e bimë dekorative dhe do të kujdesen çdo ditë që kopshti i tyre të lulëzojë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.