VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (16 - 17 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Jugore dhe Lindore paraqiten me kthjellime dhe vranësira, më të dukshme në Ballkan. Vendet nordike dhe Evropa Qendrore me vranësira dhe reshje shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira; pasditja me vranësira më të shumta dhe reshje të pakta në lindje. Temperaturat luhaten nga 2°C – 22°C. Era fryn verilindore deri 40 km/h, dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Ballkani dhe zonat përreth Alpeve do te priten me vranësira dhe reshje shiu. Evropa Lindore me reshje dëbore, ndërsa Europa Veriore dhe Perëndimore me intervale të gjata me diell.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vranësira dhe reshje shiu priten fillimisht në veri, më pas në gjithë vendin; rrebeshe afatshkurtra në veriperëndim. Temperaturat luhaten nga 4°C – 19°C. Era fryn veriore deri 45 km/h, dallgëzim mbi 2 ballë.

