PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të hënë në orën 12:00 Kryesinë e Partisë, ku do të merren vendime me rëndësi për këtë force politike.

Kjo mbledhje vjen në kuadër të dy zhvillimeve, rrëzimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe thirrjes së protestës kombëtare më 22 mars.

Gjithashtu në mbledhje do të diskutohen edhe tematikat të tjera.

Mësohet se do mblidhet edhe grupi i punës për ndryshimin statusor. Por, tema kryesore pritet të jetë strategjia, organizimi dhe ndarja e planit për protestën kombëtare të 22 marsit (e dielë).

Gjithashtu do ketë vendimmarrje për zgjedhjet në degët e PD. Po ashtu do miratohet edhe data e kuvendit Kombëtar, grupi i punës për ndryshimet statutore dhe përgatitjet për zgjedhjet e kryetarit të ri të selisë blu.