FOTO/ Kamerat kurth konfirmojnë praninë e dy individë të rrëqebullit të Ballkanit në Shebenik

Kamerat kurth në parkun kombëtar të Shebenikut kanë dokumentuar praninë e rrëqebullit të Ballkanit, ose siç njihet me emrin shkencor “Lynx lynx balcanicus”, një nga speciet e rralla dhe simbol i biodiversitetit në rajon.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj solli pamjet e kamerave kurth që konfirmojnë praninë e dy individëve në habitatet natyrore të parkut.

Puna e specialistëve të zonave të mbrojtura përmes kamerave kurth, gjurmëve në terren dhe vëzhgimeve sjell imazhe interesante të jetës së egër në parkun kombëtar të Shebenikut.

Rrëqebulli i Ballkanit u fotografua për herë të parë në Shqipëri më 21 prill 2011, në rajonin e Malit të Munellës. Ky dokumentim ishte një arritje e madhe për Shoqatën e Ruajtjes dhe të Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), pasi vërtetoi ekzistencën e kësaj specieje kritikisht të rrezikuar në territorin shqiptar.

FOTO/ Kamerat kurth konfirmojnë praninë e dy individë të

Në vitin 2022 kamerat kurth të PPNEA e kapën edhe në Prespë.

një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës”.

FOTO/ Kamerat kurth konfirmojnë praninë e dy individë të

Rrëqebulli i Ballkanit është grabitqari i tretë më i madh në Evropë, rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri, pas ariut të murrmë dhe ujkut.

Ai kërcënohet kryesisht nga gjuetia e paligjshme, prerja e pyjeve dhe degradimi, si dhe mungesa e gjahut.

Në Shqipëri mban statusin “i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje”. Rrëqebulli banon në zonat pyjore në pjesën më të madhe të shtrirjes së tij.

Ky nënlloj është i shtrirë në disa shtete të gadishullit të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.