FOTO-ALBUMI/ “Me zanin e bjeshkëve”, koncerti i parë recital i Gëzim Nikës në TKOB
Koncerti recital i Gëzim Nikës solli në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit një atmosferë elektrizuese.
Skena dhe publiku u bënë një, kur i gjithë publiku u ngrit në këmbë duke kënduar e vallzuar nën ritmin e këngëve të Gëzim Nikës.

Një entuziazëm i tillë pritej, duke parë shitjen në kohë rekord të të gjitha biletave të koncertit.
Këngëtari i mirënjohur shoqërohej edhe nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe miqtë e ftuar prej tij: Aurela Gaçe, Eli Fara, Fatmira Breçani dhe Aranit Hoxha.

Koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve”, emocioni qindra artdashës të pranishëm në sallën ku u bashkuan tradita, pasioni dhe zërat më të dashur të këngës shqiptare.

Gëzim Nika solli në skenë tingujt e maleve, meloditë e trashëgimisë sonë dhe energjinë e gjallë të folklorit shqiptar, me një dimension të fuqishëm artistik.
