KËRKOHET KRYEPOLICI! Listës së kandidatëve i shtohen dy EMRA, ja kush e do “karrigen” e Ilir Prodës

Është publikuar lista e plotë kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Njoftimi vjen pas përfundimit të afatit të aplikimeve për këtë pozicion drejtues në strukturat e policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, në garë janë 16 kandidatë.

Emrat janë bërë publikë sipas rendit alfabetik.

Në listë përfshihen:

Afrim Tafa,

Alfred Çepe,

Arjanit Arapi,

Ejona Gurbardhi,

Elidon Çela,

Gentian Berberi,

Gentjan Shehaj,

Idajet Faskaj,

Lorenc Panganika,

Neritan Nallbati,

Pëllumb Seferi,

Rebani Jaupi,

Saimir Boshnjaku,

Skënder Hita,

Suela Sulkaj

dhe Tonin Vocaj.

Procesi pritet të vijojë me fazat e tjera të vlerësimit të kandidatëve, sipas procedurave të përcaktuara për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit.

Pas përfundimit të këtij procesi do të vendoset se kush do të marrë 'karrigen' e Ilir Prodës.