VIDEO+EMRI/ Hyri i a*matosur në banesën e fqinjëve, arrestohet nga policia 62-vjeçari në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 16:43
Në Sarandë, ndërhyrja e Policisë ka parandaluar një ngjarje kriminale mes fqinjësh.
Një 62-vjeçar i identifikuar si Shefki Kaçupaj, hyri në banesën e fqinjëve të tij dhe i kanosi me pistoletë.
Policia arriti menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi autorin, ndërsa arma e zjarrit, një pistoletë me mulli, u sekuestrua.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes fqinjëve për përdorimin e tarracës së përbashkët në pallatin ku jetonin.
Përveç autorit, nuk raportohet për të lënduar të tjerë.
Materialet e mbledhura nga policia i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

