VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (12 - 13 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Europa Veriore dhe Veriperëndimore paraqiten me reshje shiu e dëbore nga cikloni i Islandës; Alpet me rrebeshe dhe erë. Ndërsa Ballkani, Egjeu dhe Deti i Zi me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime; pasditja me vranësira dhe shira lokalë në lindje, ndryshe bregdeti mbetet me diell. Temperaturat luhaten nga 3°C – 22°C. Era fryn deri 30 km/h, dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Ishujt Britanikë, Gadishulli Skandinav dhe rajoni i Balltikut priten me reshje dhe stuhi ere. Ndërsa Ballkani, gadishulli Iberik dhe Evropa Lindore me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, deri në mesditë pritet mot i kthjellët; pasditja sjell vranësira dhe reshje të pakta në veri dhe pjesërisht në qendër. Temperaturat luhaten nga 4°C – 23°C. Era fryn deri 25 km/h, dallgëzim i qetë.

