Asnjë dëmshpërblim për 2018, Gjykata refuzon paditë mes Ramës dhe Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 14:11
Gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë së Kryeministrit Edi Rama ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha për fyerje dhe shpifje, lidhur me deklaratat e Berishës në emisionin e vitit 2018 në TCH me Eni Vasil. Rama kërkonte një dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të rinj.
Po ashtu, gjykata ka rrëzuar edhe kundër-padinë e Berishës ndaj Ramës, për komentet fyese që ish-Kryeministri ka bërë në bashkëbisedime me ndjekësit e tij në rrjete sociale dhe në emisionet e ERTV-së.
Vendimi vjen pas shqyrtimit të plotë të të dyja çështjeve, duke dhënë fund një debati ligjor që zgjati disa vite dhe konfirmon mosdhënien e dëmshpërblimeve financiare për pretendimet e fyerjes nga të dyja palët.